Shtyhet afati per aplikim për rrjetet sektoriale të OSHC-ve për grupin punues për hartimin e Strategjisë Qeveritare 2018 - 2022

Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12.07.2017 për themelimin e ekipit punues të hartimit të Strategjisë Qeveritare dhe Planit të Veprimit për Bashkëpunim të Qeverisë me shoqërinë civile (2018-2022), ZQM/ZKM në bashkëpunim me CiviKos hap thirrjen për përfaqësues të shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e “Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2018-2022.

Për të siguruar përfaqësim në grupin punues për hartim të Strategjisë kjo thirrje është e hapur për përfaqësues të rrjeteve sektoriale të organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në Kosovë.

Për të nominuar kandidatët e tyre rrjetet sektoriale duhet të plotësojnë këto kritere:

• Të jenë aktiv si rrjet i organizatave në një fushë të caktuar në tri vitet e fundit;

• Të kenë anëtarësi prej së paku dhjetë (10) organizata të shoqërisë civile;

• Të veprojnë në nivel kombëtar;

• Të dëshmojnë angazhimin e tyre dhe/ose organizatave anëtare në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

• Përvojë së paku tri vite në fushën e caktuar;

• Përvojë së paku një vit në shoqëri civile në Kosovë;

• Përkushtim në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar.

Për të nominuar përfaqësuesit e tyre rrjetet e organizatave duhet të dorëzojnë përmes postës elektronike në info@civikos.net, ose me postë në adresën: Platforma CiviKos, Rr. Bedri Pejani 7/a, 10000 Prishtinë, këto dokumente deri me datë 08.06.2018 ora 14:00

• Një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së rrjetit

• Statutin dhe certifikatën e regjistrimit të OJQ-së (nëse është rrjet i regjistruar)

• Dëshmi të veprimtarisë së rrjetit gjatë tri viteve të fundit

• Listën e organizatave anëtare

• CV- në e kandidatit/es që rrjeti e nominon si përfaqësues/e të tyre.

Pas përfundimit të nominimit, paneli i përbërë nga një përfaqësues i Sekretariatit të Platformës CiviKos, një anëtar i Bordit të CiviKos-it dhe një përfaqësues i Zyrës për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit (ZQM/ZKM) do të verifikojë nëse rrjetet që kanë nominuar kandidatët e tyre i plotësojnë kriteret e kërkuara.

Të gjithë kandidatët që konstatohet që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të përfshihen në grupin punues për hartimin e “Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2018-2022”.

Ftesa nuk është e kufizuar vetëm për organizatat anëtare të Platformës CiviKos.

Puna e anëtarëve në grup punues është pa ndonjë kompensim financiar.

<< Kthehu mbrapa