Publikohet "Raport i monitorimit të aktivitetit të prokurimit" në Prizren

Grupi i organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Prizrenit të cilët kanë përfituar njohuri mbi monitorimin të prokurimit publik në nivel lokal, kanë përfunduar serinë e punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm. Kjo seri e punëtorive është mbajtur në kuadër të projektit të USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse.

Si rezultat, pesë organizata kanë punuar së bashku në përpilimin e raportit të monitorimit mbi aktivitetin e prokurimit, gjegjësisht të kontratës së prokurimit “PISHINA E PARREGULLSIVE” (Raporti i analizimit të procesit të prokurimit për ndërtimin e pishinës olimpike në Prizren) Raporti është përpiliuar nga:EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, OJQ Avoko dhe PRAK Kosova, fasilitatore Diana Metushi Krasniqi.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

<< Kthehu mbrapa