Publikohet "Raport i monitorimit të aktivitetit të prokurimit" në Pejë

Grupi i organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Pejës, Gjakova, dhe Klina të cilët kanë përfituar njohuri mbi monitorimin të prokurimit publik në nivel lokal kanë përfunduar serinë e punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm. Kjo seri e punëtorive është mbajtur në kuadër të projektit të USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse.

Si rezultat, gjashtë organizata kanë punuar së bashku në përpilimin e raportit të monitorimit mbi aktivitetin e prokurimit, gjegjësisht të kontratës së prokurimit mbi “Asfaltimin e Rrugeve në Fshatin Vitomericë”. Raporti është përpiliuar nga: Syri i Vizionit, NGO Zana, OJQ KOHA, Let's Do It Peja, ERA group dhe YMCA in Kosovo, fasilitator Arton Demhasaj.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

 

<< Kthehu mbrapa