Panel diskutues: Transparenca dhe llogaridhënia e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile
Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së, në bashkëpunim me sekretariatin e Platformës CiviKos, sot më datë 17.09.2015 kanë organizuar panel diskutues me temën ‘Transparenca dhe llogaridhënia e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile’. Në panel ishin të ftuar Valdete Idrizi - Platforma CiviKos, Hajrullah Çeku - EC Ma Ndryshe dhe Rexhep Vasolli- Ministria e Financave.
Gjatë panelit nga Valdete Idrizi u prezantuan disa nga parregullsitë rreth shpërndarjes së fondeve publike nga ministritë e linjës, ku mungesa e kritereve për përzgjedhjen e projekteve, mbështetja e projekteve që nuk hyjnë në fushat e caktuara të ministrive, parregullsi të cilat reflektojnë edhe në raportet e auditorit të përgjithshëm. Nxjerrja e rregulloreve nga ana e ministrive për subvencione pa konsultim adekuat me shoqërinë civile, po ashtu është problem shumë i madh që i hap rrugë shpërndarjes në mënyrë jo transparente të fondeve publike për shoqërinë civile.
Hajrullah Ceku nga Ec Ma Ndryshe solli perspektivën e përvojës së organizatave të kulturës, ku theksoi se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk ka kritere të qarta rreth mënyrës së shpërndarjes së fondeve publike në mes të institucioneve të pavarura të kulturës siç janë: Teatri, Baleti, Muzetë, festivalet e ndryshme dhe organizatat e shoqërisë civile.
Edhe nga pjesëmarrësit u kërkua për më shumë transparencë në shpërndarjen e fondeve për OSHC-të dhe theks të veçantë iu kushtua implementimit të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, dhe pjesëmarrjes së vazhdueshme të shoqërisë civile në krijimin e një sistemi transparent të shpërndarjes së fondeve publike.
-
MATRICA E MONITORIMIT
Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA
Matrica -
Antarësohu»
-
ose shkarko Aplikacionin dhe dërgo në info@civikos.net