Panairi i OJQ-ve, pjesë e shënimit të ditës ndërkombëtare të demokracisë në Kosovë

Platforma CiviKos në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizuan panairin e OJQ-ve në hollin e Kuvendit, më datë 15.09.2015. Hapja  zyrtare e shënimit të 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, nën moton: “Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare!” u bë me fjalim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetarit të Kuvendit bashkëbisedoi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që ishin prezent në panair dhe me qytetarë që ishin në vizitë. Gjithashtu, kryetari i forumit për transparencë parlamentare, Zenun Pajaziti, falenderoi organizatat e shoqërisë civile për rolin e saj për bashkëpunim në çështjet me interes shtetëror.

Panairi u vizitua nga grupe të organizuara të shkollave fillore dhe të mesme si dhe nga qytetarë tjerë, ku u njoftuan rreth rolin dhe profileve të ndryshme të OJQ-ve, dhe aktiviteteve të tyre.

<< Kthehu mbrapa