Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në rajonet e Kosovës

Nga data 30.10 – 09.11.2015, Qendra Rajonale e Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe Ferizajt, që funksionojnë në kuadër të Platfromës CiviKos organizuan takime informuese me fokus grupet e shoqërisë civile. Në këto takime u diskutua rreth vlersësimit të nevojave të OJQ-ve në secilin rajon. Mungesa financiare dhe e një rrjeti të OJQ-ve në secilin rajon, u theksua si nevojë kryesore për të zhvilluar dhe fuqizuar rolin e shoqërisë civile.

Ndër tjera rekomandime, njëherësh edhe probleme që pjesëmarrësit theksuan ishin, afërsi e OJQ-ve me partitë politike dhe politizimi i disa OJQ-ve, mungesë e pavarësisë financiare që nuk lë hapësirë të zhvillohen OJQ-të, mungesa e trajnimeve apo përgatitja adekuate e stafit, si dhe mungon profilizimi i OJQ-ve.

Në këto takime, përfaqësuesit e OJQ-ve besojnë se nëse rekomandimet e dhëna dhe problemet e evidentuara gjejnë zgjedhje, roli i shoqërisë civile do të fuqizohet në nivel lokal. Këto takime janë organizuar në kuadër të projektit "Duke punuar së bashku. Drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë" faza II, projekt i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkëfinansuar nga FES, zyra në Prishtinë.

<< Kthehu mbrapa