Numërimi i votave për përzgjedhjen e një përfaqësuesi të shoqërisë civile në Këshillin për zbatimin e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile

Sekretariati i Platformës CiviKos, si bartëse e procesit për organizimin e zgjedhjeve për një anëtari të ri të shoqërisë civile në Këshill, me datë 27.09.2016 në zyrat e CiviKos, organizoi numërimin e votave për një përfaqësuesit të ri nga shoqëria civile në Këshill. Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë transparent, CiviKos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues të OSHC-ve, përfaqësues të medieve, asociacione dhe rrjete të ndryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, si dhe Zyra për Regjistrimin e OJQ-ve Kosovë. Ftesës për vëzhgues nuk i është përgjigjur askush. Pas verifikimit të votuesve u numëruan të gjitha votat ku gjithsej ishin 14 vota, nga to 12 të vlefshme dhe 2 të pa-vlefshme. Pas numërimit, Ares Shporta nga Fondacioni Lumbardhi u përzgjodhën anëtarë i ri në Këshill, me numrin më të madh të votave.


Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të verifikojnë dosjen e plotë të zgjedhjeve, munden të bejnë këtë deri me 05.10.2016, duke u lajmëruar në info@civikos.net apo 038 224 904.

Numri i saktë i votave:
Numri    Emri dhe mbiemri    Organizata    Numri i votave
1. Ares Shporta    Fondacioni Lumbardhi    9
2. Visar Sutaj    Instituti Demokratik i Kosovës - KDI    3

<< Kthehu mbrapa