Ndërtimi i platformës që do të shërbej si mjet për të lehtësuar procesin e kërkesave për qasje në dokumente publike për shoqërinë civile dhe qytetaret

Platforma CiviKos në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi është duke punuar në ndërtimin e një platforme e cila do të shërbej si mjet për të lehtësuar procesin e kërkesave për qasje në dokumente publike për shoqërinë civile dhe qytetaret. Ky aktivitet është duke u mbështetur nga National for Endowement Democracy. Në mënyrë që kjo platformë të jetë e lehtë e përdorshme, si dhe të bazohet në nevojat e OShC-ve, gazetarëve dhe qytetarëve, CiviKos në bashkëpunim me agjencinë organizoi një takim fokus grupi me disa përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Ky takim u mbajt në zyrat e Agjencia për Informim dhe Privatësi. CiviKos falënderon Komisioneren për Informim dhe Privatësi Znj. Krenare Sogojeva Dermaku për bashkëpunimin konstruktiv, si dhe përfaqësuesit e organizatave BIRN Kosovo , Organizata Çohu / Preportr, Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova, Kosovo Law Institute, Lëvizja FOL dhe Open Data Kosovo të cilët po kontribuojnë me ide të ndryshme që kjo platformë të jetë lehtë e përdorshme, dhe të ndërgjegjësoj institucionet për përmirësimin e qasjes në dokumente publike. Platforma CiviKos mbetet e përkushtuar në avancim të bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Kosovë. << Kthehu mbrapa