Lëshohet për përdorim Platforma online për procesin e konsultimit publik

Platforma online për organizimin e konsultimit publik vjen si rezultat i punës së përbashkët në kuadër të bashkëpunimit shoqëri civile- qeveri, respektivisht Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Kjo platformë do të ofrojë mundësi për të gjitha palët e interesuara që të përfshihen në proceset e politikë-bërjes në pajtim me Rregulloren nr. 05/2016 mbi Standardet Minimale për procesin e konsultimeve publike,  e cila është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 29 prill 2016  dhe ka hyrë në fuqi më 01 janar 2017.

QASJA NË PLATFORMË: Për tu qasur në Platformë ju lutem klikoni në këtë vegëz  http://konsultimet.rks-gov.net/

REGJISTROHUNI: Në mënyrë që të ju mundësohet postimi i komenteve dhe sugjerimeve tuaja mbi draftet e akteve legjislative / të politikave dhe dokumenteve tjera ne ju ftojmë që të regjistroheni si përdorues i Platformës në lidhjen e mëposhtme: http://konsultimet.rks-gov.net/publicRegister.php

Shpërndajeni sa më shumë

<< Kthehu mbrapa