Lansohet Platforma Online për procesin e konsultimit publik
Sot me datë 22.02.2017 në zyrët e Qeverisë se Republikës së Kosovës u lansua zyrtarisht Platforma online për procesin e konsultimit publik konsultimet.rks-gov.net. Kjo platformë do të jetë mjeti kryesor i organizimit të konsultimit publik respektivisht Rregullores për Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik, e cila Rregullore ka hyrë në fuqi nga 1 Janari 2017. Hartimi i kësaj rregullore ka qenë pjesë e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës mund të regjistrohen në këtë Platformë dhe të bëhen pjesë e politik-bërjes . Shpërndajeni sa më shumë
<< Kthehu mbrapa-
MATRICA E MONITORIMIT
Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA
Matrica -
Antarësohu»
-
ose shkarko Aplikacionin dhe dërgo në info@civikos.net