Konsumatori shënon 10 vjetorin e themelimit

Më 23.12.2916, Sekretariati i Platformës CiviKos takoi në zyret e saj Z. Selatin Kacanikun, drejtor i OJQ Konsumatori, organizatë e cila po feston 10 vjetorin e themelimit.

Në këtë takim u shkëmbyen informata të cilat janë me interes për sektorin e shoqërisë civile. Z. Kacaniku foli edhe për për të arriturat e organizatës , që i kanë dhënë vullnet për të vazhduar tutje. Të arriturat më të mëdha janë: kontributi në drafligje, mbrotja e konsumatorëve taksapagues dhe çështje tjera që lidhen me interesin e qytetarëve taksapagues.

Ndërsa ai më tutje vazhdoi  duke përmendur edhe sfidat, ndër të cilat theksin vë tek vështirësitë financiare, mungesa e projekteve që do t'ua lehtësonin veprimet, pasi që sic thotë ai, nuk kërkojnë paga, por mjete financiare për të mbuluar shpenzimet.

Në fund të intërvistes, Z. Kacaniku uroi të gjithë shqiptarët që viti 2017 t'u sjell fat, sukses dhe mirëqenie sociale. Ndërsa Sekretariati i Platformës CiviKos i uron edhe shumë vite tjera me shumë suksese Organizatës Konsumatori dhe z. Kaçanikut.

<< Kthehu mbrapa