Filloj kampanja #NiseMuhabetin

Kampanja Nise Muhabetin ka filluar sot nga Dragashi me qëllim të shpërndarjes së informacioneve të besueshme dhe profesionale rreth vaksinimit kundër virusit COVID19 nga profesionistë të fushës së shëndetësisë. Zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Slovake në Prishtinë ishin gjithashtu të pranishëm gjatë takimit dhe patën rastin të bisedonin me të rinjët lokal. Kjo kampanjë është dizajnuar dhe implementohet nga Platforma Civikos dhe mbështetet nga SlovakAid në Kosovë. << Kthehu mbrapa