Diskutim informues me Agjencinë për Informim dhe Privatësi në regjionin e Mitrovicës

Platforma Civikos, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), organizuan diskutim informues për regjionin e Mitrovicës. Paneli i përbërë nga z. Jeton Arifi - Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike, Qerkin Berisha - Ekspert i angazhuar dhe Dardan Kryeziu - Drejtor i Programeve në Platforma CiviKos, diskutuan për të drejtat e garantuara nga Ligji për Qasjen në Dokumente Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndër të tjera, u diskutuan edhe implikimet e këtyre ligjeve për sektoret e ndryshme, zbatueshmërinë e tyre në nivel lokal dhe thellimin e bashkëpunimit të AIP-së me qeverisjet lokale, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët. Ky aktivitet është mbështetur nga National Endowment for Democracy. << Kthehu mbrapa