Bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë
_642707.jpg)
Donika Emini, Drejtoresha e Platformës CiviKos, ka zhvilluar dy takime të ndara në javën e kaluar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, z. Arben Krasniqi, si dhe Zëvendës Sekretaren e Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Venera Çerkini.
Gjatë takimeve u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë, me fokus zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Rëndësia e angazhimit të sekretarëve të ministrive përkatëse në punën e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, është i domosdoshëm për të shtyrë përpara zbatimin e objektivave strategjike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy sektorëve.
Platforma CiviKos do të vazhdojë me takime të rregullta me sekretarët e ministrive të Qeverisë, për t’u siguruar për zbatim të efektshëm të Strategjisë Qeveritare.
Këto takime po organizohen me mbështetje të Programit për Angazhimin e Qytetarëve, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe #USAID në Kosovë.
#CEA
#AngazhimiQytetar
#OrganizatatAngazhohen
<< Kthehu mbrapa