Avancimi i kornizës ligjore për funksionimin e organizatave të shoqërisë civile

Si rrjedhojë e rekomandimeve për fillimin e punës për hartimin e kornizës së strategjisë së bashkëpunimit me autoritet publike në Kosovë, Platforma CiviKos organizoi takimin e parë të grupit punues “ Avancimi i kornizës ligjore për funksionimin e organizatave të shoqërisë civile”.

Takimi filloi me identifikimin e i çështjeve specifike lidhur me kornizën ligjore aktuale në Kosovë, për të vazhduar më pas me identifikimin e çështjeve prioritare.

Në fund të takimit, me pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve u bë ndarja e punëve dhe përgjegjësive për organizatat prezentë në takim:

1.    Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) do të bëj identifikimin e lehtësirave fiskale për organizatat e shoqërisë civile me status të përfituesit publik si identifikimin e praktikave më të mira të rajonit lidhur me lehtësirat fiskale për donatorët vendor në kuadër të Ligjit për Tatim, Ligjit për Tatim në të ardhurat individuale, Ligjit për Sponzorizim etj;

2.    Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), do ta bëj identifikimin të praktikave më të mira lidhur me përcaktimin e mekanizmave konkretë për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në vendimmarrje;

3.    Syri i Vizionit si dhe OJQ Shtëpia e shokëve do të identifikojnë aspektet e Ligjit për Fuqizim dhe pjesëmarrje të Rinisë të cilat kanë të bëjnë me punën vullnetare, sikurse që do të identifikojnë një numër praktikash nga vendet e rajonit në këtë fushë.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të tetë (8) organizatave të shoqërisë civile.

<< Kthehu mbrapa