Arianit Jashari nga iCHAT përzgjidhet përfaqësues i shoqërisë civile në Bordin Drejtues të Zyrës Regjionale për Bashkëpunim Rinor

Sekretariati i Platformës CiviKos, si bartëse e procesit për organizimin e zgjedhjeve për përzgjedhjen e përfaqësuesit të të rinjve në Bordin Drejtues të ZRBR, me datë 12.04.2017 në zyrat e CiviKos, organizoi numërimin e votave. Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë transparent, CiviKos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e MKRS-së. Ftesës për vëzhgues i janë përgjigjur: Xhevat Bajrami, MKRS, Egzon Pacolli iic- Kosovo, Bajram Llapashtica- PL4Y International, Vesa Deva – YIHR KS, Besmir Kokollari – iCHAT dhe Sebastian Merdita – Qendra Rinore Atë Lorenc Mazreku. Pas verifikimit të votuesve u numëruan të gjitha votat ku gjithsej ishin 134 vota, nga to 39 organizata kanë votuar në zyre kurse 95 organizata kanë votuar përmes postës së rregullt. Poashtu 18 pliko të pranuara nuk i kanë përmbushur kriteret për votim, andaj shpallen vota të pavlefshme.

Pas numërimit, Arianit Jashari nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT) u përzgjodh si përfaqësues i të rinjve në Bordin Drejtues të ZRBR, me numrin më të madh të votave.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të verifikojnë dosjen e plotë të zgjedhjeve, munden të bëjnë këtë deri me 18.04.2017, duke u lajmëruar në info@civikos.net apo 038 224 904.

Numri i saktë i votave:

 

 

Nr.

Emri dhe mbiemri

Organizata

Numri i votave

1

Arianit Jashari

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT)

43

2

Edis Prapashtica

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Prishtinë

40

3

Ilirjana Berisha

PL4Y International

1

4

Sebastian Merdita

Qendra Rinore Atë Lorenz Mazrreku - Pejë

2

5

Shpend Mustafa

Iniciativa për Progres - INPO

2

6

Teuta Hoxha

Nisma e të rinjëve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR)

21

7

Zana Syla

Community Building Mitrovica - CBM

25

<< Kthehu mbrapa